Marin Soresku: E dashur, mos e merr mundin të më duash!

Foto ilustrim

Pashë dritë në tokë
e u linda edhe unë
të shoh si jini.

Ç’bëni? Si vini?
Me lumturinë si ia shpini?

Faleminderit, nuk m’u përgjigjët.
S’kam kohë për përgjigjje,
mezi më del koha për pyetje.

Por këtu më pëlqeka,
bëka ngrohtë, qenka bukur,
dhe paska aq dritë
sa bari rritet.

Kurse ajo vajza, ja,
më sheh në shpirt…

Jo, e dashur, mos u vër në mundim të më duash.

Por një kafe të zezë, gjithsesi,
nga dora jote do ta pi.
Më pëlqen se di ta bësh
të hidhur.

Përktheu: Aurel Plasari

ObserverKult


Lexo edhe:

JEFF WEDDLE: DIGJU, ZEMËR, DIGJU