Mos u dorëzo, ende ke kohë
t’ia dalësh mbanë e sërish të fillosh
frikën ta groposësh, hijet t’i pranosh,
ta zgjidhësh lakun, prapë të fluturosh.
Mos u dorëzo se kjo është jeta,
të vazhdosh udhëtimin,
ëndrrat pas t’i ndjekësh,
ta shpengosh kohën
të pastrosh rrënojat dhe të shohësh qiellin.
Mos u dorëzo, të lutem mos u lësho,
edhe pse djeg acari,
edhe pse kafshon tmerri,
edhe pse hesht era dhe fshihet dielli,
ka ende zjarr shpirti,
dhe ëndrra gjallë ngeli,
sepse jeta është e jotja e dëshirat janë të tuat,
sepse e ke dashur dhe sepse të dua.
Sepse, njëmend, ekziston vera dhe dashuria,
sepse koha plagët do t’i shëroj patjetër,
thyeji drynat e dyert çeli,
mos u mbyll, braktisi muret e vjetër.
Jetoje jetën dhe prano momentin,
rikthe buzëqeshjen, këndoje tekstin,
çliroje veten dhe duart jepi,
hapi krahët dhe rinis fluturimin
gëzoje jetën dhe pushtoje qiellin.
Mos u dorëzo të lutem mos u lësho
edhe pse djeg acari,
edhe pse kafshon tmerri,
edhe pse hesht era dhe fshihet dielli,
ka ende zjarr shpirti,
dhe ëndrra gjallë ngeli,
sepse çdo ditë duhet filluar,
sepse kjo është ora dhe ky momenti i çmuar
sepse nuk je vetëm
sepse unë të dua.
Shqipëroi: Erion Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:
MARIO BENEDETTI: MOS MË THUAJ ASGJË, VETËM MË DUAJ
Nëse një ditë më
sheh të trishtuar,
mos më thuaj asgjë,
vetëm më duaj.
Nëse më gjen
në vetminë e natës së errët,
mos më pyet për asgjë,
vetëm eja rri me mua…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult