Kënga “Edhe shpirti qan” kënduar nga Mariza Ikonomi dhe Erion Korini.
Kur të pash papritur ndjeva mall
edhe fati që na njohu qan
Pse i tham ashtu në kokëfortësi “më mirë të ndarë”,
Se na dukej dobësi të thuash “Më fal!”
Kaq shumë kujtime që më vinë tani,
më bëjnë të qesh e të qaj si fëmijë
Nëse është edhe për ty kjo ndjenjë
më thuaj,
Se heshtja jote do më bëj më shumë të vuaj
Ka shumë vite që e vuaj brenda,
se u ndamë papritur për një vogëlsi
Dhe një pyetje më rëndon në zemër,
Se për njëri-tjetrin u bëmë egoist
Sa i hidhur faji të pranohet,
edhe pse e dimë që kemi bërë gabim
Por sa herë që zemrat do të takohen
Prapë ne do i themi njëri tjetrit- shpirt
ObserverKult
Lexo edhe:
PIRRO ÇAKO & MARIZA IKONOMI: SIKUR TA DISH, TI TË VËRTETËN (TEKSTI DHE KËNGA)
Kënga “Fajtori” vjen e interpretuar nga Pirro Çako dhe Mariza Ikonomi
Emrin Linda shkruaj
unë jam pa përgjigje
sa më ke munguar
vite po më duken
kam qenë me provime
dhe sot i kam mbaruar
thashë se më harrove
jo s’të kam harruar
në temën e hartimit
veç për ty unë kam fantazuar
Sikur ta dish, ti të vërtetën
o zot ç’po ndodh kështu me mua
sa herë chatoj me dridhen duart
dhe pa të parë, një prekje ëndërroj
Ah, sa shumë të doja
zërin ta dëgjoja
unë kam një të fshehtë
por ti, se di akoma
s’ka rëndësi për mua
veç ty, të të shikoja
vallë jam unë fajtori
je por unë të dua
dhe kam një parandjenjë çudi
princi kaltër për mua do të jesh ti
Por unë më kot, kërkoj të fshihem
tani gjithçka e kam kuptuar
Tekstin e këngës mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult