Mariza Ikonomi: Nuk mundem të jetojë pa ty (teksti dhe kënga)

Jo s’dua ta dijë çfarë të tjerët thonë
Mbi letra shkruaj emrin tënd
E nuk gjej dot fjalët për ne të dy
Nuk di a mjafton të them të dua shumë.

Një psheretimë të lehtë e ndjej kur ty të prek
Më kthen sërish në një fëmijë
Çdo brengë nga unë largohet
Jeta sërish më afrohet
Ndihem ndryshe kur je ti.

Jo s’dua ta dijë çfarë të tjerët thonë
Mbi letra shkruaj emrin tënd
E nuk gjej dot fjalët për ne të dy
Nuk di a mjafton të them të dua shumë.

Një drithërimë të lehtë e ndjej kur ty të prek
Më kthen sërish në një fëmijë
Çdo brengë nga unë largohet
Jeta sërish më afrohet
Ndihem ndryshe kur je ti.

Do të futem në lëkurë
Në shpirtin tënd do rri
Veten time tek ti do ta gjej
S’do doja kurrë nga ty të ketë largim
Jo nuk mundem unë të jetoj
Pa ty.

A mundem të jetoj pa ty?!

LEXO EDHE: Mariza Ikonomi: Pse mungon dashuria… (teksti dhe kënga)