Ju ftojmë të ndiqni videon e këngës “Piano e vjetër” kënduar nga Mariza Ikonomi:
Qyteti fle, fle dhe ti,
zgjuar rri
natë e gjatë, shoh përtej,
errësirë.
E një zë nga shpirti vjen, filloj e flas,
edhe dyer, dritat një nga një i hap,
e filloj këndoj.
Tingujt piano e vjetër
kaq pranë m’i sjell,
nata bëhet ditë,
skëterra bëhet shpresë,
e vazhdoj këndoj.
Çdo mëngjes këngën marr
me notat flas
përshendetje kalimtarë,
veç pak muzikë.
Veç një fllad muzike
kur të vjen nga larg
shuan gjithë trishtimin,
dhimbja mbetet pas
vetëm kur këndoj.
Tingujt piano e vjetër
kaq pranë m’i sjell,
lotët derdhin shi,
pas tyre lind një diell,
vetëm kur këndoj.
E ti qan, psherëtin
endrrën largon.
Vetëm je, si unë sot,
pianon hap.
Notat thurrin tinguj,
gjithë qytetin zgjojnë,
në k’te natë dhe yjet
bashkë me ne jetojnë,
me ne jetojnë.
E një zë nga shpirti
vjen, filloj, këndoj,
muzikën ndjej
e me të jetoj,
kur këndoj.
Vetëm kur të prek ty
ndjej se n’jetën time jam
vetëm kur të prek jetë marr.
Tingujt sa dëgjoj,
e muzikën ndjej,
e me të jetoj,
kur këndoj.
Veç nje fllad muzike
kur më vjen nga larg
muzikën ndjej
e me të jetoj,
kur këndoj.
tinguj piano vjetër …
ObserverKult
—————————————-
Kliko edhe:
MARIZA IKONOMI: NUK MUNDEM TË JETOJË PA TY (TEKSTI DHE KËNGA)