Mark Aureli (latinisht: Marcus Aurelius Antoninus Augustus) lindi më 26 prill 121 dhe vdiq më 17 mars 180 të epokës sonë.
Perandori dhe filozofi romak kishte prejardhjen nga një familje senatorësh spanjolle. U adoptua nga xhaxhai i tij që më pas do të bëhej perandori Antonio Pio (Antonius Pius), me urdhër të perandorit Adrian.
Që në moshën 8-vjeçare u pranua nga Këshilli Klerikal i Romës. U edukua në retorikën greke dhe atë latine nga Frodo dhe Herod Attiko. Filozofia Stoike, e joshi tejmase, dhe që në moshën 12-vjeçare veshi uniformën stoike, duke adoptuar mënyrën e thjeshtë të jetesës së tyre. U bë njeri nga filozofët stoikë më të njohur.
Kryesisht e kishte influencuar mësimdhënia e Epiktitit. Forma që zgjodhi për t’i dhënë veprave të tija, duhet të ketë prejardhje nga Herakliti, pasi Mark Aureli me gjithë qejf i afrohet filozofisë së tij dhe zhvillon dhe më tej mendimet e filozofit, në një formë meditimi personal.
Për jetën dhe mënyrën e të menduarit të tij, shumë informacione dalin nga libri i tij “Mbi Vetveten” që ai vetë shkruajti në greqisht, gjatë periudhës 170 – 178 para erës sonë, tashmë si perandor, libër i cili përmban fjalë të urta, me gjentilesë në shprehje, natyrale, se në mënyrën që përdor dhe një thjeshtësi klasike.
Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie të urta nga i vetmi perandor romak filozof, Mark Aureli:
Njeriu s’mund të gjejë askund një strehë më të qetë dhe më të patrazuar se brenda Shpirtit të tij.
Të jetosh i lumtur është një fuqi e brendshme e shpirtit.
Shpesh gabon, jo vetëm ai që vepron, por edhe ai që ngurron.
Mënyra më e mirë për t’u hakmarrë ndaj një armiku është të sillemi ndryshe nga ai.
Jeta jonë është ashtu siç e ndërtojnë mendimet tona.
Njeriu nuk duhet të ketë frikë nga vdekja, duhet të ketë frikë nga fakti që s’ka filluar të jetojë akoma.
Varfëria është nëna e krimeve.
Shpirti merr ngjyrën e mendimeve të tij.
Asgjë nuk i ndodh njeriut, për të cilën natyra nuk e ka përgatitur të durojë.
Të jetosh i lumtur është një fuqi e brendshme e shpirtit.
Arti i të jetuarit ngjan më shumë me ndeshjen se vallëzimin.
Përgatiti: Altina Ibrahimi- ObserverKult
Lexo edhe: