Marquez: Ai që pret shumë, mund të përfundojë me asgjë…

Gabriel Garsia Markez Marques markez

Është romani më i bukur dhe më i njohur i Marquez, bashkë me “100 vjet vetmi”. Nuk ka lexues që t’i kenë lexuar me vëmendje të dy romanet dhe të kenë ngelur të zhgënjyer.

Në vijim do të keni mundësi të lexoni disa nga thëniet më të bukura të autorit në veprën “Dashuria në kohërat e kolerës”:

“Gjithmonë mbaj mend që gjëja më e rëndësishme në një martesë të mirë nuk është lumturia, por stabiliteti”.

“Nuk ka lavdi më të madhe, se sa të vdesësh për dashurinë”.

“Jeta nuk është periudha që dikush jetoi, por periudha që dikush kujton dhe si e kujton për ta treguar”.

“Gjithçka për të cilën ka nevojë dikush, është koha. Koha për të kuptuar kush është, kush do të bëhet, dhe ku do të shkojë”.

“Duhet të trembesh edhe nga nxehtësia, edhe nga ftohtësia e zemrës tënde dhe të përpiqesh të kesh durim, nëse mundesh”.

“Ajo e priste me një ankth të tillë, saqë vetëm një buzëqeshje prej tij i rikthente gjallërinë”.

“Kam pritur për këtë mundësi më shumë se gjysmë shekulli për të të folur edhe një herë mbi besnikërinë time të përjetshme dhe dashurinë time të pavdekshme”.

“Ai që pret shumë, mund të përfundojë me asgjë”.

“Ka gjithmonë diçka të mbetur për t’u dashuruar në çdo gjë që përfundon”./bota.al

ObserverKult


Gabriel Garsia Markez Marques markez

Lexo edhe:

GABRIEL GARCIA MARQUEZ: KJO ËSHTË NGJARJA QË NDIKOI TEK UNË

“…Në vitet ’50, mamaja ime më kërkon që ta shoqëroja në vendlindje dhe të shisnim shtëpinë pas vdekjes së babait. Kur u ktheva në atë vend u trondita, sepse në atë kohë isha 22 vjeç dhe nuk kisha qenë aty që në moshën 8-vjeçare.

Gjërat nuk kishin ndryshuar, por unë po e përjetoja këtë përvojë jo sikur po e shihja, por sikur po e lexoja. Gjithçka përreth m’u shndërrua në letërsi: shtëpia, rrugët, pemët.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult