Gabriel Garcìa Marquez: NËSE NJË DITË….
Nëse një ditë do të kesh dëshirë të qash, thirrmë:
nuk premtoj se ke për të qeshur, por mund të qajmë bashkë…
Nëse një ditë ja del që t’ja mbathësh, pa droje më thirr:
nuk di a do të të them mos shko, por mund t’ja mbathim bashkë…
Nëse një një ditë s’do të kesh dëshirë të flasësh me njeri, thirrmë:
në heshtje bashkë do të rrimë…..
Por nëse një ditë ti më thërret dhe unë s’përgjigjem, hidhu vrap tek unë:
do të kem nevojë për ty, patjetër.
Shqipëroi: Maksim Rakipaj
——————–
Lexo edhe:
PRANVERA E HIDHUR E SANDËR PROSIT, PAMJET E FUNDIT TË AKTORIT, NJË DITË PARA…
37 vjet më parë, aktori Sandër Prosi ndërroi jetë aksidentalisht, gjatë xhirimeve të filmit “Pranverë e hidhur” me regjisor Muharrem Fejzon.
Aktori i madh xhiroi vetëm dy akte disa skena nga ky film dhe në 24 mars 1985 vdiq tragjikisht në hotel “Vollga” në Durrës. Këto janë pamjet e filmit të fundit, të xhiruar një ditë më parë, para se të ndodhte akti i fundit… Këto pamje të rralla, sikurse dy aktet ruhen në AQSHF, të cilin e falenderojmë pasi na i ofroi sot për të nderuar dhe përkujtuar aktorin e madh. Janë pamje ekskluzive të patransmetuara më parë.
Bashkangjitur po hedhim një pjesë nga kujtimet e regjisorit Muharrem Fejzo, mbi vdekjen e aktorit të madh Sandër Prosi.
“Fjala e parë e Gjikës ishte: brenda muajit prill, të përfundojë filmi “Pranverë e Hidhur”.
Shikimi i vendeve, fotoprovat dhe kinoprovat, u bënë shkel e shko. Këmbëngul për Vangjush Furxhiun. Lexoi Skenarin. Nuk pranon. Timo Flloko, është i zënë. Sandër Prosi…
Grupi u vendos te “Hotel Vollga”në Durrës, pranë ‘Portit Detar’, atje dhe ishin zhvilluar ngjarjet e 7 Prillit të vitit 1939.
Uleshim në një qoshe të errët të “Vollgës” për të pirë kafe. Cigaret që pinte ishin te panumërta. Megjithëse kishte studiuar për stomatologji në Austri, dhëmbët e tij ishin zverdhur nga…