Marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Francës: Përkthimi, fond për librat dhe promovim

dy gabime
Foto ilustrim

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në Shqipëri ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me Ambasadën Franceze në Shqipëri. Tri janë pikat kryesore të saj, përkthimi i dy letërsive në të dyja vendet, trajnimi i përkthyesve të rinj shqiptarë në gjuhën frënge dhe krjimi i një fondi të përbashkët për përkthimet.

Drejtoresha Alda Bardhyli tha se “marrëveshja do të afrojë dy kulturat, dhe shërben për përkthimin e letërsisë shqipe në Francë por ka nje kujdes të veçantë ndaj krijimit të një brezi të ri perkthyesish në frëngjisht dhe nga frëngjishtja”.

Për Ambasadën franceze, rëndësi ka e ardhmja.

Këshilltari për kulturën, Jerome Spinoza, tha se “kemi nje traditë të mirë por po punohet që përveç të shkuarës ku ka qenë i spikatur Jusuf Vrioni e të tashmes me Ismail Kadarenë, të mendohet për të ardhmen”

Përkthyesit do të përzgjidhen në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhë të Huaja, ndërsa trajnimi do të bëhet deri në muajin dhjetor të këtij viti./BalkanWeb

LEXO EDHE: “Letërsia franceze në shqip”, Misha rrëfen përkthimet e para në shqip