Marsel Lela: Rrugicat natën…

Marsel Lela

Ju ftojmë të lexoni poezinë “Rrugicat natën” të poetit, Marsel Lela!

Janë pamundësia për të shkruar poezi për to,
Janë shëmbëllim i rrudhave të ballit
Dhe i erëmimit të freskët mbi parmakë.
Janë vargje të shkruara në vetën e parë,
Janë fustanet e grisura të dashurive të zorshme
Dhe kaçurrelat e mbushura me padurim.
Janë rriskat e bukës të kafshuara me ëndje
Në turravrapin e pafajshëm të lodrave.
Rrugicat natën
Janë motive këngësh, fishkëllimash e pritjesh,
Janë komplote të fshehta
Për bastisjen e portokajve
Pas avllive – Bastije.
Rrugicat natën
Janë thjeshtësia e tymit të oxhakëve
Dhe antologjia poetike e portave të oborrit
Që shkruhet në pambarim.

ObserverKult

Lexo edhe:

BARDHYL LONDO: VETËN E VRASIM PËRDITË