Orët kalojnë
hijen në dorë, bardhë e zi shikoj,
ti fotografinë në sytë e mi jeton.
Qyteti që nga larg drita më nuk ka,
U shuan ngadalë,
Kënga që po fryn të pëshpërit ajo,
pa melodi, pa fjalë.
Larg teje kërkova
në çdo shikim kishte vetmi.
Botës mohova
një ndjenjë pa kohë, pa shi.
Nga vetja largova një krenari,
një dritë për shpirtin tim,
dhe prapë ëndërroj…
Orët kalojnë,
stinët që shkuan ngjyrat kthejnë,
ti fotografinë nga sytë e mi rrëmben.
Qyteti që nga larg drita më nuk ka,
U shuan ngadalë,
Kënga që po fryn të pëshpërit ajo,
pa melodi, pa fjalë.
Larg teje kërkova,
në çdo shikim kishte vetmi.
Botës mohova,
një ndjenjë pa kohë, pa shi.
Nga vetja largova një krenari,
një dritë për shpirtin tim,
dhe prapë ëndërroj.
Orët kalojnë,
hap krahët provoj,
dhe prapë ëndërroj…