
Nëna ime kishte dhjetë duar.
Ato mund t’i shihje veç ditën,
nëse përditën e shihje në iris të syrit.
Kur të gjithë i mundte gjumi,
ato zhdukeshin, mbeteshin veç dy.
Të gjithë flinin, por jo unë, unë përgjoja,
nëna flinte, por…duart e nënës nuk flinin kurrë,
si dy engjëj nate të mermertë
ato përkundnin detin në sytë e mi
gjersa qetësohej çdo valë.
Duhet të kesh sy prej fëmije
për t’i parë mrekullitë:
Nuk ka gjë më magjike
se duart e një gruaje!
*Titulli i origjinalit: “Duart e një gruaje“
LEXO EDHE: MARSELA NENI: NUK KISHA MJAFTUESHËM PARA PËR TA BLERË NJË LIBËR…