Poezi nga Marsela Neni
Sot nuk kisha mjaftueshëm para
për ta blerë një libër,
ushqim për shpirtin.
Dola në rrugë
e lexova në sytë e njerëzve:
në kafene në vetmi mes miqve,
në dyert e dyqaneve me qeska t’lehta në duar,
në qoshet e rrugëve ku lypet buka e gojës,
në klinikat e mbushura me trupa që lëngojnë,
në parqe lojrash ku nuk luajnë fëmijë,
në bankat e zbrazura të klasave në shkolla,
në dheun që nuk hidhet për respekt të të vdekurve,
në listën e borxheve në qetapet e farmacive,
në ballkonin e një nënë ku kursehet drita,
por jo lotët që mblidhen në filxhanin e vetëm
të kafesë,
…u trishtova sa nuk ta rrëfej dot!
Në sytë e njerëzve
rilexova Hygoin, Buxatin, Oruellin,
Heminguejin, Dostojevskin, Kamynë, Remarkun, pritjen e Godosë…
e unë vetë isha thjesht një personazh
I PArëndësishëm,
si gjithë të tjerët
si unë.
ObserverKult
Lexo edhe:
MARSELA NENI: NANTË HERË GRUE (NJI POETI QË DUE)
Pranë nji poeti që due
jam nji Rebekë.
Bukuria, ah…bukuria kultivohet në shpirtin tim
në trurin tim i jap frymë, e zemra kuptim
në jam e bukur, jam ajo ide
jam mendim, që mbi fletë kurrë s’fle.
Pranë nji poeti që due
jam nji Sarë.
Qindra vjet shtatzanë me nji varg
Si s’munda ta lind nji syth, t’më qeshet malli!
-Në stinën tande, beso, mosha s’ka fort randësi!
Në ke hir në zemër, vargu do të bahet fëmi’!
Pranë nji poeti që due
jam nji Abigail.
Ti je im atë, e un’ “gzimi i tim eti”.
Ngaqë të due, xheloze s’jam, e s’due të jem ti.
Nji poet si ti, kur mbarset në zemër, mbjell trashëgimi.
Trashëgimtari i vërtet hap të reja shtigje në udhën që di…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU