Derek Walcott: Do ta duash sërish…

Do të vijë koha
që me ngazëllim
do të ngjatjetosh veten kur të mbërrish
te dera jote, te pasqyra jote
dhe do të buzëqeshësh për t’i uruar mirëseardhjen tjetrit.

do t’i thuash: Ulu këtu. Ha.
Do ta duash sërish të huajin, që ishe ti vetë
Jepi verë. Jepi bukë. Dhuroja zemrën prapë
vetes, të huajit që të ka dashur

gjithë jetën, të cilin e ke shkelur me këmbë
për një tjetër, i cili të njeh me sy mbyllur.
Merri letrat e dashurisë nga rafti i librave,

fotografitë, pusullat e ngjyera me dëshpërim,
zhvoshke imazhin tënd nga pasqyra.
Ulu. Festo për jetën tënde.

Përktheu: Irena Dono

LEXO EDHE: James Joyce: Ajo kreh flokët në heshtje…