Kaloi kohë fati s’më fali
M’solli në vendin tonë të vjetër
Për një çast zemra më ndali
Me ty a është vallë dikush tjetër?!
Çdo çast me ty më erdhi n’mendje
Gjithçka kaluam prapë e përjetova
Se doja më veten në atë gjendje
Dridhesha e lotët dot si ndalova…
N’at’ tavolinë s’isha veç unë
M’kaploi imazhi yt, si atëherë
Kujtimet vërshuan prapë si lumë
Të ndjeva fortë dreqin, dhe një herë.
Shiriti i memories mbrapsht m’u kthye
Ku asnje arsye ndjenjën se mundi
Dhe kur logjika shpesh ngrinte krye
Me një “të dua” vinte prap fundi…
Atje ku gjithçka ngeli peng
…e gjeta veten sot, sërish
Aty ku dikur veten të rrëfeva
Me çiltërsi lutjeje si në kishë…
“Je shumë e bukur shpirti im”
Ishin fjalët që m’the at’ ditë…
Më bëre të ndjehesha si e tillë
Se ishin fjalë që s’i kisha pritë…
Eh…, po ta dija se ish’ i fundit përqafim
Do mundohesha të shuaj kët’ mall
Se ishe i vetmi çast në jetën tim
Ku çdo qelizë e ndjeva gjallë.
Ne u deshëm përtej kësaj kohe
Përtej çdo dhimbjeje e çmenduri
Ku shpresa vetë më s’do guxonte
Si ne vallë dashuroi njeri?!
Të fotografoj vendin tonë mendja më shkoi
Me telefon në duar desha të të shkruaj
Mendja këtë herë zemrën komandoi
“Prit, mos ndoshta ai të ka harruar?”
Ku je ti tani vallë a më mendon?
Më zëvëndësoi dikush në tëndën zemër?
Të fundit gjë të lutem a ma premton?
Në tavolinën tonë, mos sill tjetër femër!
ObserverKult