Martha Asunción Alonso: Nuk ka poetë në familjen time

Nga Martha Asunción Alonso

Nuk ka poetë në familjen time.
Por gjyshi im Gregorio, kur vaditi
kopshtin qëndroi mbasdite të tëra
duke vështruar kanalin,
më pas mërmiriti:
Ne nuk pimë ujin.
Është ai, që na pi ne.
Jo, nuk ka poetë në familjen time.
Por një herë, kur isha fëmijë,
gjeta lëvozhga të një veze blu rrëzë pemës së bajames.
Unë ia tregova babait tim dhe në heshtje,
më mësoi të ndërtoja një fole për të,
me thupra;
dhe më pas më shpjegoi atë se:
ka pjesë të jetës, që vlejnë ëndrra
të tëra.
Në familjen time, po ju them, nuk ka poetë.
Por kur stërgjyshja ime e madhe
Asunción
e pa detin për herë të parë, ajo pat qënë
– e para dhe e vetmja –
Më kanë rrëfyer, që ajo u bë shumë serioze, heshti gjatë pa thënë asnjë fjalë, para se të thoshte:
“Faleminderit,
për sytë”.
Nuk e di nga vij, por e di mirë
që nuk ka poetë të tjerë,
në familjen time.

Përktheu Herman Çuka

ObserverKult

————————

Lexo edhe

FATMIR R. GJATA: RA BUST I DIKTATORIT