Martin Camaj: A qet hija gjak?

martin camaj deshta
Martin Camaj

A qet hija gjak?
Tri herë e vrava Shêjtin në gjumë
në kishë, mbrendë, buzë Drinit

dhe dola jashtë
me gishtin e thyem,
atë të Shën Gjonit, státue,
çue nalt kërcnueshëm

kundër rêve, kundër vetimës
së ngrime n’ajër.

*Titulli i origjinalit: “Vrasje”

LEXO EDHE: Martin Camaj: E vetmja dashuni ime…