Martin Camaj: Gjarpni e grueja

Poezi nga Martin Camaj

Ajo mbramë harroi trupin e vet zbuluet
e në mëngjes e gjeti pikturë të varun
në murin e gjanë dhetë pashë:
e kqyri dhe e kqyri e u zhduk.

Petkat e saj teren buzë detit
me këmishën e gjarpnit mbi gurë.
Shtëpia tha se vjen prap, ajo, po
Deri mbasdite.

Mbasdite vonë, gjarpni i rrejtun
doli prej nëngurit
e iu zgërdhesh vetmisë ndërsy,
veshi këmishën e vjetër e shkoi me fjetë.

ObserverKult


Lexo edhe:

MARTIN CAMAJ: ERNEST KOLIQI NJIFTE FILL E PËR PE HISTORINË SHEKULLORE TË THASHETHANAVE KUNDËR SHQIPTARËVE NDËR TË HUEJ!

E randë dhe e vështirë asht edhe për mue barra që po më bie të shkruej për këtë humbje shi në këtë vend ku Ernest Koliqi shtjelloi për tetëmbëdhjetë vjet tema gjithfarësh shoqnore, frymëdhanëse të artit dhe përtrijse të kulturës shqiptare. Kjo peshë lehtësohet kur me bindje thom: zemra s’e mban…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU


Arshi Pipa

Lexo edhe:

ARSHI PIPA LETËR MARTIN CAMAJT: JE ZEMËRUAR, SE NUK KAM SHKRUAR PËR LIBRIN TËND?

“Je zemëruar se nuk kam shkruar për librin tënd dhe nuk po vjen në konferencë për Kosovën”? – Zbulohet letra ku Arshi Pipa përplaset me Martin Camajn.

Studiuesi Parid Turdiu ka publikuar kohë më parë një letër të rrallë, që Arshi Pipa ia dërgonte Martin Camajt, më 24 shtator 1982, transmeton ‘konica.al’.

Nëpër rreshta kuptohet qartë, se marrëdhëniet mes dy njerëzve të letrave nuk kanë qenë aq miqësore.

Bëhet fjalë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, ku Martin Camaj ka refuzuar të marrë pjesë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU