Thënie frymëzuese nga George Bernard Shaw
“Të jesh në gjendje të durosh vetminë dhe gjithashtu ta shijosh atë, është një aftësi e madhe!”
“Dënimi i një gënjeshtari nuk është se e nuk besojnë atë, por se ai nuk mund t’i besojë askujt!”
“Liri do të thotë përgjegjësi. Kjo është arsyeja pse shumë nje0rëz e kanë frikë atë!”
“Heshtja nuk bën gabime!”
“Nuk kemi të drejtë të konsumojmë lumturinë, kur nuk e prodhojmë!”
“Është e rrezikshme të jesh i sinqertë, me përjashtim nëse je dhe idiot!”
“Disa njerëz mendojnë për gjërat ashtu si janë dhe pyesin ‘pse’. Unë i ëndërroj ashtu si dëshiroj të jenë dhe mendoj ‘pse jo’!”
“Një jetë e kaluar në gabime është shumë më e lavdërueshme dhe shumë më e dobishme se një jetë e kaluar duke mos bërë asgjë!”
“Patriotizmi është bindja se ky vend është superior për të gjithë të tjerët, sepse ju keni lindur në të!”
“Në qiell një engjëll është një njeri i zakonshëm!”
“Të logjikshëm janë ata që përpiqen për të përshtatur veten e tyre me botën. Të paarsyeshëm janë ata që përpiqen për të përshtatur botën me veten e tyre. Prandaj, e ardhmja e njerëzimit varet nga absurdi!”
“Një njeri që ka mend dhe e di, mund të mund dhjetë që nuk kanë dhe nuk e dinë!”
“Mos e humbni kohën tuaj me anketat sociale. Ajo që u intereson të varfërve është varfëria. Ajo që u intereson të pasurve, nuk na intereson!”
“Ka dy tragjedi në jetë: Njëra është dështimi për të përmbushur dëshirat tona. Tjetra është përmbushja e të gjitha dëshirave tona!”
“Kur dikush bën diçka nga e cila ndjen turp, deklaron se ai bëri detyrën e tij!”
“Martirizimi është e vetmja mënyrë që një njeri të bëhet i famshëm pa zotësi!”
“Të gjitha idetë e mëdha filluan si sekt!”
“Ideolog është dikush që ka vënë si qëllim për ta bërë njeriun më të mirë se njerëzimi!”
“Dashuria e parë: pak marrëzi dhe shumë kurreshtje!”
“Këshillat janë si puthjet: asgjë nuk kushtojnë dhe të shkaktojnë kënaqësi kur i jepni!”
“Shumë pak njerëz mendojnë më shumë se dy ose tre herë në vit. Unë kam fituar një reputacion ndërkombëtar duke menduar një herë ose dy herë në javë!”
“Në një botë të shëmtuar dhe të mjeruar, madje edhe më të pasurit nuk mund të blejnë veçse shëmtinë dhe mjerimin!”
“Specialiteti im është që të kem të drejtë kur të tjerët janë gabim!”
“Nuk di asgjë dhe mendon se ai e di çdo gjë. Kjo tregon qartë se është i destinuar për karrierë politike!”
ObserverKult
Lexo edhe: