Vërtet, ne jetojmë me mistere tepër të çuditshme
për t’u kuptuar.
Si mund të jetë bari ushqimi që duhet
për gojët e qengjave?
Si lumenjtë dhe gurët janë kurdoherë
në besnikëri me gravitetin
teksa ne vetë ëndërrojmë të ngrihemi.
Si preken dy duar dhe lidhjet
nuk thyhen kurrë.
Si vijnë njerëzit, nga kënaqësia
apo nga plagët e dëmtimit
në qetësinë e një poeme.
Më lini të mbaj gjithnjë distancë nga ata
që mendojnë se i kanë përgjigjet.
Më lini të mbaj shoqëri me ata që thonë:
“Ta shohim!” dhe qeshin me habi
dhe tundin kokat.
Përktheu: Irena Dono
Titulli i origjinalit: “Mistere, po”