Mascha Kaléko: Askush s’më njeh më mua…

Ngado që udhëtoj,
Gjithmonë mbërrij askund
Valixhet plot me mall
E duart plot me mund.

I vetëm si një qyqe
I huaj jam gjithkund,
Ngado që udhëtoj
Gjithmonë mbërrij askund.

Dhe pyjet më janë zhdukur,
Shtëpitë s’kanë asnjë gjurmë,
Askush s’më njeh më mua
Askënd nuk njoh më unë.

Dhe zogu mori këngën
E vrapin mora unë
Ngado që udhëtoj
Gjithmonë mbërrij askund…

Përktheu: Juliana Vogli

Titulli i origjinalit: “S’është lojë”

ObserverKult

—————

Lexo edhe:

Mascha Kaléko: Vuajtjen mos e kërko