Një punë kërkimore me vlerë për etnologjinë shqiptare mbi interpretuesit dhe muzikantët shqiptarë të Kosovës është realizuar në fillim të shekullit te kaluar. Kjo u bë nga etnologu i njohur slloven Matija Murko.
Ai shëtiti këtë pjesë të trojeve shqiptare në vitet ’30 të shekullit të kaluar. Kjo punë e tij është publikuar së fundmi.
Përmes fotografive ai ka dokumentuar grupimet artistike, interpretuesit, këngetarët e asaj kohe, etj.
Matija Murko konsiderohet si një ndër studiuesit më të mëdhenj slloven të shekullit të kaluar.
Në vitet ’30 Murko së bashku me gruan e tij shëtisin pothuajse të gjithë ish-Jugosllavinë e dikurshme. Si një studiues i eposit, këngës, traditës dhe etnologjisë ai vizitoi edhe Kosovën duke dokumentuar përmes fotografive personat që njiheshin për interpretimet e këngëve epike, por edhe ansambleve të para.
Në një nga fotot është edhe Ymer Riza, legjenda e muzikës tradicionale shqiptare.
ObserverKult
___________________
Lexo edhe:
KISHA E FSHEHUR BRENDA SHPELLËS, ÇFARË FSHIHET NË MALET E LIBRAZHDIT
Në trevat e Librazhdit të sotëm ndodhen disa shpella të banuara. Janë të quajtura shpella eremite, ose shpella kisha, si në fshatrat Koshorisht, Skroskë dhe Urakë, të cilat kanë në muret e tyre shkëmbore piktura murale me tematikë biblike.
Në njërën prej këtyre shpellave, dhe pikërisht në atë të fshatit Koshorisht, ndodhet një nga pikturat më të mëdha shpellore në Shqipëri. Piktura e shpellës eremite të Koshorishtit ka disa skena. Të cilat mbartin vlera të rëndësishme kulturore dhe historike.
Krahas skenave biblike janë pikturuar edhe tetë figura njerëzore, që mendohet se i përkasin familjes së njohur të aristokracisë shqiptare, asaj të Aranitëve.
Para se të flasim për shpellën eremite, për pikturën dhe vlerat e saj, na duhet që të themi dy fjalë për eremitët. Kush ishin, çfarë përfaqësonin dhe cila ishte jeta që ata bënin.
Kush ishin eremitët?
Në fillimet e kristianizmit, disa burra dhe…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult