Mbahu, atdheu im!

zot ramadan mehmeti atdheu

Mbahu, Atdheu im, mbahu! A po heton se si nata po të kafshon në loçkë të zemrës, e gishtat e lodhur po të dridhen në telin e lahutës, duke e kënduar këngën e Mujit dhe Halilit në atë fushë të Jutbinës.

Nga Ramadan Mehmeti

Ti, as dëgjon, as flet në këtë mbrëmje të lodhur. Unë kam filluar të shoh në ëndërr rrugëtimin tënd të dikurshëm e të vonuar. Edhe ky dimër shkoi me acarin e shpirtit të plakur dhe përsëri dhembja mbeti këtej.

Në pranverën që do të vijë do të lulëzojnë luleshqerrat.

Atdhe, të lutem, më thuaj, së paku në ëndërr, ndonjë kujtim për fatin tonë të vonuar!

Historinë do ta korrigjojmë me horrat e netëve të vona, e pastaj gjithçka mund të fillojë para mëngjesit, si një ëndërr e keqe, që, edhe të zgjuar, nuk mund ta largojmë.

Turpin e kësaj bote të marrë nuk e heqim dot nga lëkura jonë e regjur. Ende nuk po i shihet fundi në këtë ditë të turbullt.

Populli im, krejt rastësisht gjendet në kohën e kobit, nën atë dritë të rrejshme kuq e verdh, e ti përsëri mbetesh në mes të rrugës me qarkullim të dendur përpara rrezikut të një dite mortore, pa ndjenjë e pa zemër për të nesërmen, duke e korrigjuar historinë.

E ju mund të bindeni vetëm atëherë se gjithçka ka filluar para një mëngjesi të vonuar.

ObserverKult


zot ramadan mehmeti atdheu

Lexo edhe:

ZOT, VETËM ZEMRA NUK PLAKET!

Zot, vetëm zemra nuk plaket, prozë poetike nga Ramadan Mehmeti

Vjeshtë e vonë e moshës.
Pemë e tharë, gjethet kanë ikur. Asnjë zog të fluturojë, asnjë fryt për fytin tim të tharë. As në tavernë s’do të ketë raki rrushi, nuk do të ketë as qiell, as hënë nuk do të ketë. Çdo gjë është kredhur në mjegull dhe – ja, damarët e tokës si këputen të tharë, si digjet trupi…
Zot, vetëm zemra nuk plaket.
Gjithë kjo vjeshtë e zbrazët e – zemra, ky zog i përhershëm i dashurisë, vjen e gjelbëron, fluturon në ëndrrën time. Nuk e ndalin shiu, bora, stuhia. Vjen tek unë – në zemër thur folenë. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult