
Nga: María Arenas Vizcaíno
Alisia, hap letrën për të parë ç’porosi i ka lënë gjyshja. Dhe ja fjalët çfarë lexon:
«Bija ime, duhet të mësosh sa më shumë rrugëzgjidhje të problemeve; ec e sigurt në jetë, ji krenare, mbaje kokën lart që je grua! Asnjëherë mos e ul shikimin. Ti je një, je njësoj si ai. Dhe si ajo tjetra. Respekto dhe tolero veten. Ndjehu krenare, nguli këmbët fort dhe qaj ose qesh, nëse kjo është ajo që dëshiron.
Je avokate apo parukiere, por ji e lumtur! Mbro kriteret e tua dhe prano të tjera më të mira. Pi diellin dhe ha hënën. Mbaje trupin dhe krenohu me lëkurën tënde.»
*Titulli i origjinalit: “Një porosi për Alisian”
Përktheu: Bajram Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:
GRUAJA MË E BUKUR E BOTËS, QË FATI I DHA VEÇ VUAJTJE!
E bukura, Helena mitike e Trojës ka frymëzuar poetë dhe artistë për shekuj me radhë si gruaja, që ndezi Luftën e Trojës. Por karakteri i Helenës është më kompleks se sa duket. Kur merr në konsideratë shumë mite greke dhe romake del një grua shumë më komplekse dhe interesante.
Helena është ndër personazhet mitike me baba Zeusin. Në formën e një mjellme, Zeusi ose e joshi ose e sulmoi nënën e Helenës, Leda. Në po të njëjtën natë, Leda fjeti me bashkëshortin e saj, Tyndareusin. Si rezultat lindi katër fëmijë, të cilët dolën nga dy vezë.
Nga njëra vezë dolën fëmijët gjysmë-hyjnorë, Helena dhe Polydeuces (që quhet Pollux në latinisht). Nga vezët e tjera lindën njerëz vdekatarë, Klitemnestra dhe Kastori. Djemtë, të quajtur kolektivisht Dioscuri, u bënë mbrojtës hyjnorë të detarëve në dete. Helena dhe Klitemnestra do të vazhdonin të luanin rol të rëndësishëm në sagën e Luftës së Trojës….
Tekstin e plotë e gjeni KËTU