“Mbase”, poezi nga Mim Marjanaku

Në amfiteatrin romak
dikur ndesheshin,
sonte këndohet nën yje.

Nën këmbë shtruar historia,
si qilim mbi gurë.
Mbi të, njerëzit puthen.

Hëna — dëshmitare fosforeshente.
Në arenë, të gjallë e të vdekur bashkë.

Unë s’di kush nga ne të dy ka vdekur,
pështjellem këtu, në amfiteatër…

Mendimi delirant
se te paktën një gladiator duhej të ishte gjallë,
më mundon.

Mbase në një natë tjetër,
yjet të verbuar, s’do shohin më asgjë.

Të gjallët do kenë zili
paqen e përjetshme.

ObserverKult


Lexo edhe:

“QËMOTI E PAKËNDUAR”, POEZI NGA MIM MARJANAKU