Mbyllet programi i humorit “Klanifornia”, mesazhi prekës i Julian Dedës

Siç ishte bërë me dije që disa javë më parë, programit të humorit “Klanifornia” po i vjen fundi, teksa nuk do të ketë një sezon tjetër, as në Klan apo tjetër televizion.

Nisur nga kjo, dita e fundit e xhirimeve të spektaklit ka rezultuar mjaft e vështirë për aktorët, sidomos për Julian Dedën, i cili ka ndarë edhe një mesazh në rrjetet sociale.

Kështu, ai thotë se në 20 vite karrierë, sot ka qenë hera e parë kur ka shkuar i mërzitur në punë. Ndërsa ka theksuar se nuk mërzitet se nuk do ketë më emision, por fakti që nuk do takohet me kolegët që 15 vitet e fundit i janë bërë si familje.

Kujtojmë se se eksperiencën me këtë program, Deda e ka nisur në kohën kur vinte në formatin e “Apartamentit 2xl” dhe e ka vazhduar deri kur mori formën e Klanifornias.

“Sot ishte hera e parë në 20 vite karrierë, që shkova në punë i mërzitur, dola në skenë pa e patur fare mendjen aty. Si asnjeherë në jetën time, doja më shumë të ikja nga puna, se sa të rrija aty, sepse nuk më bëhej t’i shihja kolegët në sy. Kisha frikë se mos e lëshoja veten, kisha shumë frikë. Sot xhiruam shfaqjen e fundit të Klanifornias.

Nuk më mërzit fakti që s’do ketë me Klanifornia, se çdo spektakël ka ciklin e vet. Më prek vetëm ideja qe nuk do të takohem me ta çdo ditë, siç kam bërë këto 15 vitet e fundit me familjen time të dytë.

Pra, me kolegët dhe bashkëpuntorët e mi, me të cilët kemi ndarë jo vetëm skenën, por edhe gëzimet dhe hallet e njëri-tjetrit, miqësinë që do të jetë e përjetshme dhe mbi të gjitha pasionin për profesionin.

I dua të gjithë pa përjashtim, janë pjesë e jetës sime dhe sigurisht pjesa më e rëndësishme e karrieres sime.

Prandaj, sot vetëm ju, dua t’ju falenderoj, meritoni gjithe duartrokitjen time të zemrës. Ju uroj me gjithë shpirt, që si ju dhe unë bashkë me ju, të jemi dinjitoz dhe të suksesshëm kudo që të shkojmë, në çdo projekt në vazhdim.

Është nder për çdo televizion të ketë në përbërjen e tij djem e vajza të talentuar, siç jemi ne, Familja e Madhe e Apartamentit 2xL dhe Klanifornias.”- shkruan Juliani/News31

ObserverKult  


Lexo edhe:

‘SERVIL DHE LËPIRËS SI ALTINI!/ JULIAN DEDA AKUZA ISH-REGJISORIT TË ‘PORTOKALLISË’: DOLI NË FOTO ME ERION FIKUN, FIRMOSI PRISHJEN E TEATRIT…

Aktori i humorit, Julian Deda ka dalë në mbrojtje të Kico Londos i cili u shkarkua nga detyra si drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental. Deda e quan Altin Bashën, ish regjisorin e ‘Portokalli’ si servis dhe lëpirës pasi mori atë post.

Ndër të tjera, në postimin e bërë në ‘Facebook’, aktori i humorit shkruan se Kiço i dha korent mikrofoneve të protestës ndërsa Altini bëri foto me Erjon Veliajn si dhe firmosi prishjen e Teatrit.

‘Ja pra more miq, si “shperblehet” puna dhe të qenit i drejtë. Dhe profesionist në rastin e Kiços. Dhe si shpërblejet lëpirja dhe servilizmi ne rastin e Altinit.

Kiço i dha korent mikrofoneve të protestë. Altini doli ne foto me Erion Fikun. Ai firmosi prishjen e Teatrit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult