‘Servil dhe lëpirës si Altini!/ Julian Deda akuza ish-regjisorit të ‘Portokallisë’: Doli në foto me Erion Fikun, firmosi prishjen e Teatrit…

Aktori i humorit, Julian Deda ka dalë në mbrojtje të Kico Londos i cili u shkarkua nga detyra si drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental. Deda e quan Altin Bashën, ish regjisorin e ‘Portokalli’ si servis dhe lëpirës pasi mori atë post.

Ndër të tjera, në postimin e bërë në ‘Facebook’, aktori i humorit shkruan se Kiço i dha korent mikrofoneve të protestës ndërsa Altini bëri foto me Erjon Veliajn si dhe firmosi prishjen e Teatrit.

‘Ja pra more miq, si “shperblehet” puna dhe te qenit i drejte dhe profesionist ne rastin e Kiços dhe si shperblejet lepirja dhe servilizmi ne rastin e Altinit. Kiço i dha korent mikrofoneve te protestes, ndersa Altini doli ne foto me Erion Fikun dhe firmosi prishjen e Teatrit.

Kiço Londo është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ndërsa në vend të tij është emëruar Altin Basha, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave i datës 2 dhjetor.