Më 11 maj, koncerti i radhës i Filarmonisë së Kosovës

Foto ilustrim

Më 11 maj, Orkestra e Filarmonisë së Kosovës mban koncertin e radhës në Atelien e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Orkestra e Filarmonisë së Kosovës do të prezantohet me koncert nën drejtimin e dirigjentit britanik, Chris McCracken. Repertori i mbrëmjes përfshin “Koncert për flaut Nr. 1” nga francezi André Jolivet në interpretim të flautistes Erëmira Çitaku dhe Orkestrës Harkore. Një prej veprave më të njohura të shkruara për instrumentin e fagotit “Koncert për fagot Nr. 2” nga kompozitori gjerman Franz Danzi, vjen premierë për publikun e Prishtinës. Kjo në interpretim të orkestrës dhe fagotistit të parë të Filarmonisë së Kosovës Meriton Ferizi.

Në pjesën e dytë të koncertit, do të interpretohet “Simfonia Nr. 8” e kompozitorit Antonín Dvořák.

ObserverKult


Lexo edhe: