
Fillimi i nëntorit i sjell Prishtinës edicionin e pestë të Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST”.
Në këtë edicion jubilar do të jenë të pranishëm me diskutimet dhe leximin e tyre, shkrimtarët Besnik Mustafaj, Sali Bashota, Rita Filipi, Bardh Frangu, Shpetim Selmani, Mark Pashku – Lucgjonaj, Bardhyl Zaimi, Dhurata Hoti, Suad Arilla, dhe Shpresa Qeriqi.
Ky festival është një nga aktivitetet më të rëndësishme të QKE “Sheshi”. Ndihmëtare e këtij edicioni është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). Ky edicion do të mbahet më 4 dhe 5 nëntor, 2025, në restorant “Amaro”, Prishtinë.
ObserverKult
Lexo edhe:
FJALIMI EMOCIONAL I JOSÉ SARAMAGOS KUSHTUAR GJYSHËRVE: ATA MË MËSUAN SI TË JETOJË…






