Nga: Linda Marie Van Tassell
E butë si zefiri nuk do të fluturoja,
shpalosi velat e mia përmes qiellit,
më sill rrotull si piruetë,
më duaj për të mos më harruar.
Bëje zemrën time të këndojë këndshëm nën zë
notat më të ëmbla të melodisë së butë.
Ti je të gjitha ëndrrat e mia të jetësuara
dhe çdo ëndërr është ëndërrim për ty.
Muzgu lëbardhet në një ditë të artë
nën dritën e diellit të rrezes sate,
rreze shafrani-e kaltër-rubin,
shkëlqen atje në në të gjitha ëndrrat e mia.
Ti je gjithçka që dashuria ime njeh,
trëndafili që dua të rritet gjithmonë,
unë jam lulja e dërguar për të thënë
dashuria jote është buqeta më e mirë e jetës.
Përktheu: Irena Dono
*Titulli i origjinalit: “Një lule në vargje”
ObserverKult
Lexo edhe:
NJË RRËFIM NGA CHARLES BUKOWSKI PËR LINDA LEE, GRUAN QË E FRYMËZOI TË SHKRUANTE “FEMRAT”
Ai la gotën e uiskit dhe vijoi të vështronte lëvizjet e vajzës që hynte e dilte në banakun e atij lokali. Kishte veshur një fustan të kuq me pika, ndërsa flokët e verdhë i shtriheshin poshtë qafës… Ajo u buzëqeshte klientëve, dhe kur kaloi pranë tij nuk e hodhi vështrimin… Ishte viti 1976, dhe portreti i Charles Bukowski-t ishte i njohur për të gjitha gratë amerikane…
Të gjitha do të donin të ishin një moment pranë tij… Proza e tij e shkurtër, poezitë plot melankoli e erotizëm, i bënin gratë të donin të gjenin burrin që i kishte shkruar ato, burrin që dukej se njihte aq mirë çdo qelizë të trupit të një gruaje…. Por ajo, Linda Lee Beighle, nuk e ktheu vështrimin nga ai… as kur mori xhaketën e varur bri derës, dhe humbi tej në rrugë…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU