“Më i mirë ish varri sesa mos me ditë”, ekspozitë kushtuar personave të zhdukur

Në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit, në Prishtinë, po qëndron e hapur ekspozita “Më i mirë ish varri sesa mos me ditë”. Kjo ekspozitë është realizuar në kujtim të 1622 personave të zhdukur gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë. Ekspozita përfshin periudhën gjatë viteve 1998-2000.

Ekspozita e artistit Driton Selmani, është realizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë. Ndërsa kuratore e kësaj ekspozite është Blerta Hoçia.

Të dhënat e 1622 personave në këtë ekspozitë janë të dhënat e personave të zhdukur me forcë. Gjithashtu edhe të personave të rrëmbyer, të ekzekutuar dhe të fshehur në varrezat masive për më shumë se 20 vite. Ato janë tjetërsuar duke e bërë kërkimin dhe zbulimin e tyre sa vjen e më të ndërlikuar.

Në një shumësi mungesash e të munguarish, simbolikisht, ato janë të paraqitura me gurë si varre. Kjo është një paraqitje e përkohshme dhe kujtim për ta. Gurët, si dëshmitarë të kohës paraqesin elementet përkujtuese për të zhdukurit.

Ekspozitën gjithashtu e vizitoi edhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku. Ai u prit nga autori Driton Selmani, kordinatori i ekspozitës Dardan Hoti dhe Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë.

“Më i mirë ish varri sesa mos me ditë” do të qëndrojë e hapur për vizitorë deri më 31 janar 2022.

—————————————

Lexo edhe: EKSPOZITË NË OBSERVERKULT: BLERON ÇAKA, FOTOGRAF

Në rubrikën Expo, ObserverKult ua prezanton fotografin, Bleron Çaka

Bleron Çaka është fotograf i gjeneratës së re në fotografinë shqiptare. Veprimtaria e tij si fotograf është e përqendruar kryesisht në peizazh.

Bleroni ka filluar të ushtrojë fotografinë qysh në moshën 17-vjeçare si nxënës i shkollës së mesme në qytetin e tij të lindjes, Vushtrrinë.

Artin fotografik e ka përvetësuar si autodidakt duke e trajtuar atë fillimisht si pasion gjatë fotografimit të peizazhit të bukur të Kosovës që e haste në ecjet dhe ngjitjet e tij nëpër bjeshkët e pafundme që ka ky vend.

Më vonë, Bleroni mori mësime edhe nga kurset e ligjëratat online nga fotografë me famë botërore dhe kjo e pasuroi punën e tij si në aspektin konceptual por edhe…