Më mirë të themi lamtumirë kur të takohemi, që të jetë më pak e dhimbshme ndarja

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të njohur:

Njerëzit ndahen në dy kategori: ata që e presin të ardhmen dhe ata që angazhohen për ta ndërtuar./ Lorenzo Licalzi

Nuk ka ndarje përfundimtare derisa të jetë kujtimi./ Isabel Allende

Çdo njeri që kalon nëpër jetën tonë është unik. Merr me vete pak nga ne e lë pak nga vetja e vet. Ka nga ata që marrin shumë, por nuk ka asnjë që nuk lë asgjë./ Jorge Luis Borges

Më mirë të themi lamtumirë kur të takohemi, që të jetë më pak e dhimbshme ndarja./ Subcomandante Marcos

Dashuria nuk i njeh thellësitë e rrënjëve të veta, deri në çastin e shkëputjes./Khalil Gibran

Porsi zogjtë që pasi takohen tek pema, ndahen, kështu edhe takimet mes njerëzve përfundojnë me ndarje./ Asvaghosa

Njerëzit ndërtojnë kaq shumë mure e kaq pak ura./ Isaac Newton

Të lësh dikë kërkon shumë forcë, pasi njeriu ndërton mbi tjetrin dhe ta lësh do të thotë të lihesh./Efraim Medina Reyes

Asgjë s’i ndan dy njerëz më shumë se bashkëjetesa./ Marie von Ebner-Eschenbach

ObserverKult

—————————————–

Lexo edhe:

Gibran: Nëna është gjithçka – ngushëllimi ynë në pikëllim, shpresë në mjerim dhe fuqi në dëshpërim