“Më pushoi zemra për pesë minuta”, rrëfimi prekës i aktorit të njohur

Foto ilustrim

Matthew Perry është shprehur se hoqi dorë nga filmi “Don’t Look Up” pasi zemra i ndaloi për pesë minuta ndërsa i nënshtrohej një operacioni.

Aktori 53-vjeçar tregoi se duhej të hiqte dorë nga roli kur zbuloi se tetë nga brinjtë e tij ishin thyer nga mjeku që përpiqej ta rikthente në jetë në sallën e operacionit.

Në librin e kujtimeve “Friends, Lovers, and the Big Terrible Thing”, që do të dalë më 1 nëntor, aktori shprehet se ky film, nga i cili hoqi dorë, do të ishte një ndër më të mirët që do të luante ndonjëherë.

Asokohe, aktori Mathew Perry po luftonte me varësinë ndaj alkoolit dhe qëndroi në një qendër rehabilitimi në Zvicër.

Më pas, ai ka rrëfyer se iu desh t’i nënshtrohej një operacioni. “Mund të më ketë shpëtuar jetën, por më ka thyer edhe tetë brinjë”, ka shkruar aktori duke iu referuar “luftës” së mjekut për ta rikthyer në jetë./abcnews.al


Lexo edhe:

AKTORI ASTRIT ÇERMA PËR PROGRAMET E HUMORIT NË SHQIPËRI: AS ME AMATORËT E NDËRMARRJEVE NUK I KRAHASOJ DOT

Aktori i njohur Astrit Çerma shquhet për ironinë e tij ndaj fenomeneve shqetësuese në shoqëri, politikë e patjetër në fushën e kulturës.

Së fundmi nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ai është shprehur se emisionet e humorit sot, as nuk krahasohen me humorin që është bërë dikur nga estrada, apo profesionistët.

Astrit Çerma ka shënjestruar drejtpërdrejtë “Portokallinë”, “Alpazarin” “Kosheren”, të cilat sipas tij nuk mund t’a konsiderojnë veten si tabani “i humorit shqiptar”.

Shikoj këto “portokallijt”, “al pazaret” e “kosheret”, që me xhinglat e minglat e quajnë vetën si tabani i “humorit kombëtar”, dhe, nuk gyxoi t’i krahasoj as me estradat, jo më profesioniste, por as të ndërrmarrjeve që ishin në atë kohë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU