Odise Plaku: Më puth, zemër, më puth për të fundit herë…

odise plaku nevojë
Odise Plaku

Më puth, zemër, më puth për të fundit herë,
ëmbëlsinë e buzëve të tua të marr në shtegtime,
Ta kujtoj kur do të jem larg teje, në vetminë time,
zjarrin të më ndezësh në kujtime të netëvonave.

Më puth, zemër, mos ndalo, veç më puth fort,
buzët gjak të më bëhen, e di që nuk do të vdes.
Më shtrëngo zemër, gjoksit tënd të lë shpirtin,
fryma të më ndalë, dashurisë t’i nxjerrim fundin.

Më puth, zemër, sytë mos t’i çelim, jetojmë ëndrrën,
e bukur, e gjatë, nga pasioni ynë nuk do të mbarojë.
Më jep frymë, më jep jetë, më fshi frikën e harresës,
në puthje të mbetet si lëndina e luleve të pranverës.

Më puth, zemër, e fundit është, ma ndjen zemra,
në mbyllje dere do të dëgjojmë dënesat tona.
Nuk do të ketë kthim, as takim, kështu është shkruar,
ndaj le të puthemi sa gjithë jeta shpirti im.

ObserverKult


Lexo edhe:

ODISE PLAKU: NGA PAK SHËN VALENTIN ÇDO DITË