Sergej Esenin: As ta kujtoj nuk dua…

sergej esenin tanjusha...

Poezi nga Sergej Esenin

Ndoshta është vonë, a herët qenka vallë,
unë kurrë s’e kam menduar si do jetë,
tani si Don Zhuani vij vërdallë,
si një poet i çartur, mendjelehtë.

Çfarë bëhet? Ç’dreqin ndodh me mua?
Që çdo mëngjes në prehër tjetër veten gjej.
Fjalën pendesë as ta kujtoj nuk dua,
për tradhëtitë asnjë tundim nuk ndjej.

Zemrën e brishtë gjithmonë e kam ushqyer,
me ndjenja romantike, pak “sarhoshe”.
Tani kush po më shtyn, që i ndërkryer

Veç ti, përbuzja ime, vetëm mos më lër,
e di që je besnike dhe s’ njeh moshë,
në shpirt më vlon veçse thellim e terr,
dhe shushurima e jargavanit kaltërosh.

Në shpirt, një perëndim në ngjyrë limoni,
nga mjegulla ndjej zëra, anë më anë. –
Liri e ndjenjave merr hak, a e kuptoni?
Pranoje pra, ti, sfidën Don Zhuan!

Po, sfidat i pranoj, gjakftohtë, me qetësi
porse në gji kurrgjë nuk më sëmbon,
po s’ erdhi maji i blertë me një stuhi,
me ngazëllimin erotik që shungullon.

Ja pra, se çfarë po ndodh, ti, mikja ime,
ndaj çdo mëngjes më gjen me grua tjetër,
jam duke pritur lumturinë nëpër agime,
veç gjer atëherë, vazhdon avazi i vjetër.

13 dhjetor 1925

Shqipëroi: Arqile Garo

ObserverKult

————————————————————————

LEXO EDHE:

LUTJA E NJË NËNE…DY VARIANTE PËRKTHIMI TË ESENINIT

Në një qoshe të fshatit tonë
Është një e vogël, e vjetër izbë
Aty gjunjazi nën ikonë
Lutet një plakëz e imët.

Lutet plaka dhe me mall
djalin e saj ndërmend sjell
që në një krahinë të largët
po lufton tash për atdheun.

Befas një fushë beteje
sheh me syrin plot trishtim
dhe në fushë djali i dergjet
që dha jetën porsi trim.

Ajo ngrin e tëra në çast
nga një i dhimbshëm gëzim,
kryet e thinjura sakaq
përmbi kahë gjen pushim….

POEZINË E PLOTË MUND TA LEXONI DUKE KLIKUAR KËTU