Diçka për mediokrët…
Nga Donika Dabishevci
Personat më të pështirë janë mediokrët që me çdo kusht duan të dalin nga anonimati. Nuk pyesin për rrugë, as për çmim.
Përulen, servilosen, imponohen, investojnë shumë në miqësi ( sepse pa tufë janë zero me xhufkë).
Durojnë gjithçka…ju mbyllen dyert, hyjnë nga dritaret, ju mbyllen dritaret hyjnë nga oxhaqet, po s’mundën nga oxhaqet hyjnë nga tubat e ventilimit, por nuk dorëzohen. Sepse s’kanë dinjitet. Hiç. Asnjë pikë. Për ndryshim prej ambicjeve që ju peshojnë me tonelata.
T’mbushet mendja që edhe frigoriferin po e hape, të del fytyra e tyre duke u lajkatuar!
P.S
Kushdo që më shkruan apo mendon të me shkruaj në inbox “A mos e ke për mua” ose ose mendon me vete “Për mua e ka” , përgjigjja është “PO”!
ObserverKult
Kliko edhe:
Ç’JANË KËTO POCAQI ME EMRIN BIG BROTHER E PËRPUTHEN, JENI NË TEREZI A JO O POPULL?