Mediokritet, shumicë absolute e të gjithë kohërave, orvaten të mbulojnë sukseset e të aftëve…

manjola brahaj t'shtifsha

Nga Manjola Brahaj

Pajtohem plotësisht me profesorin e nderuar Ylli Pango

Mediokër-Moralistët

…Janë dy tipare shkrirë në një…

…Mediokritet, shumicë absolute e të gjithë kohërave, orvaten të mbulojnë, shpërfillin, mohojnë, aftësitë e sukseset e të aftëve…

…edhe duke ju valëvitur herë herë përballë flamurin e kinse-ndershmërisë, pseudo-moralit apo pastërtisë së kulluar…

..më saktë gjithçka të shtirë që s’e ka pothuaj kërkush e që sidomos tek ne, e promovon, e pretendon tek vetja e kërkon tek të tjerët, shumëkush…

…Ndërkohë që, këta hiçër ziliqarë, nuk kanë për vete as njerën e as tjetrin…as aftësitë, as ndershmërinë apo moralin…(Nuk ju vjen as shansi të shpalosin të kundërtën, për të cilën digjen, …për ta ngjy nji çikë…).

…Në vende si yni, ky është thelbi i moszhvillimit…ikjes së trurit, denigrimit e shpërfilljes se tij…

…Shprehur (a mbuluar për ata që s’kuptojnë), përmes bla-bla-së, tallavasë së përditshme të politikës, “artit”, medias…

…dhe shfaqur rëndom, natyrisht e sidomos në media…/ObserverKult


E para asht dashnia, poezi nga Manjola Brahaj
Manjola Brahaj

Lexo edhe:

MANJOLA BRAHAJ: KANGA E NATËS

Asht natë e zezë.
Nji dritë përtej horizontit po përgjon e vetme,
ajo don me pa përtej asaj që sheh,
ajo don me harrue edhe atë që e njeh,
po ju fleni zogjtë e mi të marrë,
fleni në kafazin tuej të errët.

Asht natë e kthjellët.
Hana ka dalë bash në kupë të qiellit sonte,
ajo don shoqe
për me e mundë terrin,
për me e mundë vetminë,
po ti flej zemra ime e lodhun,
flej në pusin e heshtjes së përtejme,
ku kanga për hanën nuk mbërrinë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


MANJOLA BRAHAJ: NANËS!

Nanë!
Ami ato duer të dangosuna prej lodhjes,
t’i puthi me tanë dashninë time prej bije,
të ndiej lodhjen e tyne kur mue më kanë
mbajtë
në terr e në dritë, –
-Liman dashnie i mbushun prej vitesh.

Nanë!
Ama atë krye tash do vjet të filluem me u thíjë,
ama se e due ngat!
Me e pa, me e prekë, me e puthë.
E me e dashtë, e me e dashtë, e me dashtë…
Ma këndo nji kangë nanë e vnom në gjumë.
Due me pushue, e me pushue, e me pushue…
Në krahët e tu.
Ma jep krahnorin të ngjeshem aty –
Strofkulla ime ma e nxehtë,
Dashnia me të cilën harrnohem
Kroni ku jam la e jam ngi ujë të bekuem
nuk më duhen krahë të tjerë,
jam Aguliçe e pranverës së sapoleme mbramë,
due me më lidhë në djep edhe njiherë.
E burgueme qenies tande si e marrë,
jam e strukun.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult