Meena Kamal: Unë jam një grua e rizgjuar, kam gjetur rrugën time!

Kurrë më, nuk do t’ kthehem mbi hapat e mi të vjetër.

Unë jam një grua e rizgjuar.
U ngrita nga toka dhe u bëra stuhi,
duke fryrë mbi hirin e fëmijëve të mi të djegur.
Kam rilindur nga fryma prej gjaku e vëllait tim të vdekur.
Forcën ma dha zemërimi i kombit tim me fshatrat e qytetet e shkatërruar e të djegur,
që kundër armikut më mbushin me urrejtje.

Unë jam një grua që tashmë jam rizgjuar.
E gjeta rrugën time dhe s’kam për t’u kthyer përsëri pas, mbi hapat e mi të vjetër.
I kam hapur dhe dyert e mbyllura nga injoranca.
Lamtumirë u thashë të gjitha stolive, byzylykëve prej ari.
O’ bashkatdhetarë e mi, nuk jam ajo që isha!
Jam një grua që tashmë është rizgjuar.
E kam gjetur rrugën time dhe nuk do të kthehem më.
Pashë fëmijë të zbathur, të humbur, të pastrehë.
Kam parë nuse të reja me duar të pikturuara me këna: të veshura me fustane zie.
Kam parë muret e mëdha të burgut që gllabërojnë lirinë në stomakun e tyre të pangopur.

Unë rilinda mes historive të mbijetesës e guximit.
Këngën e lirisë e mësova në frymëmarrjet e fundit, me valët e gjakut për fitore.
O’ bashkatdhetar, o vëlla, mos më konsidero më të dobët dhe të paaftë.

Unë jam me ju, me gjithë forcën time në rrugën drejt çlirimit të tokës sime.
Zëri im u përzie me zërat e mijëra grave të rilindura.
Grushtat e mi u mbyllën së bashku me grushtat e mijëra bashkatdhetarëve
Së bashku me ju kam ecur në rrugën e kombit tim.
Për të thyer të gjitha këto vuajtje, të gjitha këto zinxhirë skllavërie.
O’ bashkatdhetar, o vëlla, nuk jam ajo që isha !

Unë jam një grua që jam rizgjuar
Dhe tashmë e kam gjetur rrugën time,
S’kam për t’u kthyer më kurrë mbi hapat e mi të vjetër.

Në shqip nga Herman Çuka

MEENA KAMAL (1957-1987)

Meena Keshwar Kamal ishte një aktiviste, avokate e grave afgane dhe themeluese e lëvizjes feministe “Shoqata e Grave Revolucionare të Afganistanit (RAWA)”.
Ajo u vra nga fundamentalistët islamikë në 1987 kur sapo kishte mbushur të tridhjetat.

ObserverKult


një poezi për gruan time Jam duke shkuar në dhomën time, e ndërkohë duke folur brënda meje me ty.

Lexo edhe:

DAVID MELTZER: NJË POEZI PËR GRUAN

Një poezi për gruan time, nga David Meltzer

Jam duke shkuar
në dhomën time, e ndërkohë duke folur brënda meje me ty.

E të ndjej kur zbret
shkallët, e jashtë porte
të ndjej kur harkohesh,
të ujitësh
lulet

Për të vërtetën,
mbi fletë njëmijë herë
shtyp të njëjtën fjalë, mbi
mi makinën e shkrimit
prej shqetësimit

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult