Mehdi Malkaj: Mos shani me nënë, ajo është shenjtore

Mehdi Malkaj është një nga aktorët më të njohur të kinemasë shqiptare. Në një lidhje direkte, të bërë kohë më parë, ai ka bërë një apel të fortë për të gjithë ata persona që shajnë nga nëna dhe nuk duhet ta bëjnë.

Mehdi Malkaj i revoltuar i lutet të gjithë njerëzve të mbledhin mendjen.

“Sot dua të diskutoj një temë e cila më ka bezdisur veshin dhe syrin. Më ka bezdisur veshin kur e dëgjoj dhe më ka dëmtuar syrin kur e shikoj.

Zonja dhe zotërinj, miq dhe shokë do ju lutesha për një gjë mos shani më nga nëna në Facebook se latë nam, nuk keni punë me nënat o njerëz. Nëna është shenjtore, nëna nuk është një gjë e zakonshme”.

“Unë që flas nuk kam patur lidhje me nënën se më ka lënë kur kam qenë pesë vjeç, ndoshta unë e ndjej dhimbjen më shumë se ju. Nëna është shenjtore. Le të hapim një rubrikë të dënojmë të gjithë ata që shajnë nga nëna.

Le të jetë dhe nëna e kryeministrit dhe nëna e kryetarit të Bashkisë, nuk ka faj nëna se këta të dy janë bërë rrugeçër. Nëna i ka rritur i ka shkolluar, i ka edukuar, u ka dhënë gji. O njerëz nuk kemi punë me nënat, mos shani nga nëna se është turp!”, tha ai kohë më parë. 

ObserverKult


Lexo edhe:

SERGEJ ESENIN: TI KE MBETUR, MOJ ZEMËR, E VETME

mehdi malkaj sergei esenin

LEGJENDA PËR UJËVARËN E MIRUSHËS: KUSH ISHTE VAJZA QË LAHEJ NË UJIN E SAJ

Njëherë në një kohë, ekzistonte një perandor i njohur në trojet tona. Ai kishte pasuri të madhe, fëmijë shumë, mbi të gjitha kishte dituri të madhe.

Si një familje e madhe në numër, dhe fëmijë shumë, Perandori kishte dhe një vajzë që quhej Rica. Vajza e perandorit kishte një bukuri marramendëse. Rica rritej dhe edukohej në një frymë shumë pozitive familjare.

Tekstin e plote e gjeni KETU

ObserverKult