Nga Mehmet Elezi
Gjatë muajit gusht në Gji të Lalëzit dëgjoje disa gjuhë të huaja. Anglisht më shpesh. Pastaj gjermanisht. Frengjisht, spanjisht. Të vegjëlit i shqiptonin bukur, me theks origjinal, të mëdhenjtë me theks shqiptar, madje të dialekteve të shqipes. Të vegjëlit që i flisnin bukur gjuhët e huaja, nuk flisnin shqip.
Shumë mërgimtarë nuk u flasin shqipe fëmijëve. Janë të lodhur, s’kanë durim? Nuk e kuptojnë rëndësinë? Janë të kompleksuar nga prejardhja?
Më tha një herë ambasadori grek në në Bernë:
-Çdo fëmijë me prejardhje greke këtu në Zvicër e njeh greqishten njësoj si çdo fëmijë grek në Athinë. Vullneti i madh i prindërve. Vullneti i madh i shtetit grek, që financon kokërr në kokërr mësimin e gjuhës greke në mërgatë.
Prindër shqiptarë nga mërgata, që s’u flasin shqip fëmijëve të vet, lëvizin me shqiponjën varur në qafë ose në tatuazh. Rrejnë veten. Shqiponjat e tyre janë pa krahë. Fëmijët që nuk dinë shqip nuk ndihen shqiptarë. Aq më pak kur të rriten.
ObserverKult
—————————————————————————————————
MEHMET ELEZI: KONGRESI I DREJTSHKRIMIT, PA GRIM
Duket se 50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (Tiranë, 20 – 25 nëntor 1972) nuk po afrohet në zoom ashtu siç është, me dritëhijet e veta. Njihet si kuvend shkencor, pritet me u vështrue në mënyrë shkencore. Emocionet gjithsesi janë ftohur, njerëzit e sotëm janë më pak të indoktrinuar. Është rasti që ngjarja të pastrohet nga grimi i një shtëpie politike me drita të kuqe e të trajtohet ashtu siç është, me bukuritë dhe vragat e fytyrës. Të paraqitet në një dritë natyrore, pa regji. (S)a po ndodh?
Ata që shohin përkryerjen te Kongresi, mbulojnë me terr të vërteta të rëndësishme.
Thonë 1:
Ngjarje historike madhore, Shqipëria u bë me “gjuhë të njësuar”, me “gjuhë letrare”. Me terminologjinë e parapëlqyer sot, me gjuhë të standardizuar.
U bë me “gjuhë të njësuar”?
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult