Teksti i këngës “Plagë në zemër” e kënduar nga Mentor Haziri
Sa e ftohtë kjo natë pa ty
rrugët ndahen përsëri
plagë në zemër më ke mbetë ti
Në këto rrugë dhe netë pa gjumë
duke pritur aty jam unë
në vend të dhimbjes dhe dashurisë
të jesh ti
nuk e di…
nuk e di…
të ndjej unë ty si një jehonë
natën vonë
Kthehu të lutem përsëri
k’tu ku kishte dashuri
bota s’ka kuptim pa ne të dy
Do tretem unë dhe do të shkoj
dashurinë do e vajtoj
k’ta janë lotë të shpirtit tim
PËR TY
Sa t’kom dasht’ do e mbash mend
me lot po shkruaj emrin tënd
kurrë më s’do të dashuroj
në k’të jetë
Kthehu të lutem përsëri
k’tu ku kishte dashuri
bota s’ka kuptim pa ne të dy
Do tretem unë dhe do të shkoj
dashurinë do e vajtoj
k’ta janë lotë të shpirtit tim
PËR TY
ObserverKult
————–
Lexo edhe: