ObserverKult ua sjell disa thënie të Gilbert Keith Chesterton:
Të jesh i mirë është më e vështirë se t’i sillesh përqark globit.
Zakonisht, njerëzit grinden kur nuk arrijnë të diskutojnë.
Forma më e lartë e dashurisë është dëshira për dije.
Mos e rrëzo kurrë një gardh pa kuptuar përse është ndërtuar.
Mënyra më e mirë për të dashur diçka është të mendojmë se mund ta humbasim.
Mendimet më të thella janë më të thjeshtat.
I çmendur nuk është ai që ka humbur arsyen, por ai që ka humbur gjithçka përveç arsyes.
Një aventurë është thjesht një fatkeqësi e shikuar nga një kënd i mirë.
Nuk ekzistojnë gjëra të bezdisshme: ekzistojnë vetëm njerëz të bezdisshëm./ObserverKult