Do të shtegtoj detrave t’pafundm
Në kërkim të vorbullave mbytëse,
Dyshoj diku andej je duke qëndruar
Në skaje t’humbura, t’skëterrshme.
Do të zdirgjem të t’kapë për dore
Të t’shikoj drejt e n’sytë e mbushur me dashuri,
Të t’marr n’përqafimin e zjarrtë
E të t’them mallshëm se të dua.
Ky zjarr afshit më mbush ditë dhe natë
Se m’tmerrojnë nata dhe dita pa ty,
ashtu si një poete thoshte:
dua të jetojë për dashurinë
e jo t’vdes e t’vdesim si qyqarë.
ObserverKult
Lexo edhe: