Merr frymë e dashur, ky është thjesht një kapitull… nuk është e gjithë historia jote

trokitjen

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Ajo zemër që trembet nga dhembjet që s’kanë të sosur, s’ka gjak dashurie./ Petro Marko

Lum ata që do të puthen gjithmonë përtej buzës, duke e tejkaluar kufirin e kënaqësisë për t’u ushqyer me ëndërra./ Alda Merini

Jeta na faltë për të gjitha puthjet që nuk i kemi dhuruar !/ Lazaro Huerta

Merr frymë e dashur! Ky është thjesht një kapitull. Nuk është e gjithë historia jote./ S. C Lourie

Të dua kur ti përkulesh në xhaminë tënde, kur gjunjëzohesh në tempullin tënd, kur lutesh në kishën tënde. Sepse ti dhe unë jemi bijtë e një besimi. Dhe ai besim është shpirt./ Khalil Gibran

Të biesh në dashuri, nuk do të thotë të dashurosh. Njeriu bie në dashuri edhe duke urryer./ Fjodor Dostojevski

Prej shpirtit e kuptojmë esencën e një personi tjetër, jo prej mendjes, as edhe prej zemrës./ Henry Miller

ObserverKult

——————————

LEXO EDHE: TRADHTIA VRET VETËM DASHURITË E VDEKURA… ATO QË REZISTOJNË BËHEN TË PAVDEKSHME

Observerkult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Nuk jam i mërzitur pse më ke tradhëtuar, por sepse nuk do të mundem të kem më kurrë besim tek ti! – Jim Morrison

Tradhtia është shoqja besnike e shumë martesave moderne. – Giuseppe Garibaldi

Besoji vetëm vetes sate e nuk do të tradhtohesh nga dikush tjetër. – Thomas Fuller

Një gjysmë miku është një gjysmë tradhtari. – Victor Hugo

Që të ketë tradhti, duhet të ketë pasur besim më parë. – Suzanne Collins

E vetmja gjë që njeriu mund të tradhtojë është ndërgjegjja. – Joseph Conrad

Besnikëri: virtyt i veçantë që spikat tek ata që së shpejti do të tradhtohen. – Ambrose Bierce

Tradhtia vret vetëm dashuritë e vdekura. Ato që rezistojnë bëhen të pavdekshme. – Massimo Gramellini