Së fundmi është zbuluar data e publikimit të sezonit të gjashtë të serialit dramatik “Peaky Blinders”.
‘BBC One’ ka njoftuar se seriali do të nisë më 27 shkurt dhe do të ketë total gjashtë episode, të cilat do transmetohen të dielave.
Ndërkohë, ‘Netflix ende nuk ka lajmëruar në lidhje me datën e lancimit të sezonit të fundit në platformë.
Aktori, Cillian Murphy do të rikthehet në rolin e Tommy Shelby i cili do të përpiqet për të gjetur një mënyrë që “Peaky Blinders” të largohen nga jeta e paligjshme, dhe e rrezikshme, transmeton ‘lapsi.al’.
Në serial do të rikthehen dhe aktorët Tom Hardy, Paul Anderson, Finn Cole, Anya Taylor-Joy dhe Sophie Rundle.
”Banda ‘Peaky Blinders’ do të rikthehet sërish. Këtë sezon ne e gjejmë familjen në rrezik ekstrem dhe aksionet nuk kanë qenë kurrë më të larta. Ne besojmë se ky sezon do të jetë më i miri nga të gjithë dhe fansat do e pëlqejnë. Dhe pse serialit i ka ardhur fundi, historia do të vijojë në një tjetër formë. Mbase në një film”, deklaroi skenaristi, Steven Knight.
‘Peaky Blinders’ bazohet në histori të vërtetë të një bande famëkeqe në Birmingham që ekzistonte në vitet 1890.
Lexo edhe: