Mesazhi prekës i Jamie Foxx për personin që i shpëtoi jetën: Pa ty nuk do të isha këtu

Në prill, Jamie Foxx përjetoi një urgjencë mjekësore “misterioze dhe serioze”. Megjithatë, as ai dhe as familja e tij nuk kanë bërë të ditur detajet e asaj që ka ndodhur.

Vetëm së fundmi, aktori dhe muzikanti fitues i çmimit Oscar filloi të tregojë pak për kalvarin e tij. Ai ka përmendur se kaloi një kohë sfiduese dhe të vështirë.

Ndërsa specifikat mbeten të pazbuluara, por duket se motra e tij, Deidra Dixon, ka luajtur një rol të rëndësishëm në shërimin e tij. Foxx hyri në Instagram së fundi për t’i dërguar urimet e përzemërta për ditëlindje motrës së tij.

Në një video të publikuar nga Foxx ditë më parë, ai vlerësoi familjen e tij, përfshirë motrën e tij, për mbështetjen e udhëtimit të tij të rimëkëmbjes. Dhe po ashtu për t’u siguruar që ai kishte privatësinë që i duhej për tu shëruar.

Pavarësisht mungesës së informacionit të detajuar, është e qartë se familja e Foxx luajti një rol vendimtar në procesin e rikuperimit të tij.

“Dhe pa ty nuk do të isha këtu… po të mos kishe marrë vendimet që ke marrë, do të kisha humbur jetën”, ka shkruar ai.

“Të dua përgjithmonë e përgjithmonë urime ditëlindjen motra.

“Dhe ju të gjithë e dini se ata nuk lanë asgjë mangut. Ata më mbrojtën mua. Dhe kjo është ajo që shpresoj që të gjithë mund të kenë në momente si këto”./classlifestyle.com

ObserverKult


Lexo edhe:

GAZETARI ME DEKLARATË TRONDITËSE PËR AKTORIN, JAMIE FOXX: I VERBËR DHE I PARALIZUAR…

Në mesin e prillit, Jamie Foxx pësoi një komplikim të rëndë në shëndet dhe u desh të shtrohej në spital.

Gjatë urgjencës së tij, ai u dërgua në një qendër të specializuar për t’u shëruar. Në orët e fundit, një mosmarrëveshje ka lindur për gjendjen e tij, me gazetarë që pretendojnë se ai ishte “i verbër dhe i paralizuar” dhe ia atribuonin këtë vaksinës kundër pandemisë.

Personi i ngarkuar për përhapjen e thashethemeve ishte A. J. Benza. Ky i fundit ka qenë gjithmonë i lidhur me aferat e Hollivudit dhe është në qendër të polemikave për shkak të miqësisë së tij me producentin Harvey Weinstein. Bëhet fjalë për producentin famëkeq të filmit i dënuar për abuzim seksual.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult