Mësimdhënia e matematikës: çështje kritike, sfida të reja, ide

Nga: PhD. Lekë Pepkolaj

Në këtë shkrim trajtohen disa nga temat kryesore që lidhen me mësimdhënien dhe nxënien e matematikës. Ka disa pika kritike të rëndësishme, si në nivel:

  • Sasior, numri i nxënësve me kompetencë të lartë shkencore në përfundim të arsimit të mesëm është më i ulët se ç’duhet.
  • Cilësor, numri i nxënësve që pas arsimit të detyrueshëm kanë një nivel të ulët të matematikor dhe i shmangen tematikave të bazuara në arsyetimin shkencor.
  • Përzgjedhës, numri nxënësve me kompetencë të lartë matematikore nuk zgjedh degën e matematikës.

Kapërcimi i këtyre çështjeve kritike është një qëllim shumë i ndërlikuar, arritja e tyre varet nga shumë faktorë. Midis tyre, faktor me rëndësi kryesore është ai i formimit fillestar universitar dhe trajnimit të mësuesve në profesion.

Formimi fillestar

Ndryshim kurrukule: Të paktën 25 kredite duhet t’i referohen lëndëve të mësimdhënies matematikore, të cilat kanë të bëjnë me metodat e mësimdhënies dhe të vlerësimit specifik për matematikën. Nga ky këndvështrim, mësimdhënia duhet të marrë në konsideratë fuqinë specifike të teknologjive, të reflektojë mbi zhvillimin historik-epistemologjik të matematikës, të diskutojë lidhjen dhe specifikën e disiplinave të përfshira në rastin e mësimdhënies së përzier. Këto 25 kredite të merren tek 70 % i formimit psiko-pedagogjik.

Praktika: Praktika duhet të planifikohet bashkërisht nga Shkolla dhe Universiteti. Për këtë arsye është thelbësore detyra e mësuesve të shkollave të mesme, të jenë me ngarkesë të përgjysmuar, me funksionin e mentorit dhe mbështetjes për mësimdhënien laboratorike. Duket e rëndësishme që të jepen tregues të saktë për rekrutimin e mentorëve dhe për kohëzgjatjen maksimale të përfshirjes së tyre, gjithashtu për të nxitur zevendësimin e tyre.

Trajnimi i mësuesve

Trajnimi i mësuesve është thelbësor, si për diskutimin e nevojshëm mes mësuesve, mes Shkollës dhe Universitetit, ashtu edhe për arsye të përditësimit didaktik. Nga ana tjetër, për efektivitetin e tyre duket e nevojshme që të kontrollohet cilësia nga poshtë (Shkolla) dhe nga lart (ASCAP).

Në veçanti, duket parësore:

  • Orët e trajnimit të jenë pjesë e kontratës së mësuesit.
  • Sigurimi i formave të stimujve (edhe sponsorizues) jo vetëm për trajnime, por edhe për eksperimentimin e veprimtarive të paraqitura në kurset e trajnimit
  • Përditësimi i listës e organizmave të akredituar të trajnimit dhe zhvillimi i kontrolleve periodike të cilësisë së kurseve të trajnimit që ato ofrojnë dhe të jenë me kohë zgjatje 1 vjeçare dhe cikle trajnimesh në vazhdim.
  • Zhvillimi i kurse trajnuese të kualifikuara dhe të mbikëqyrura për trajnerët.
  • Përditësimi duhet të jetë me detyrim edhe për mësuesit me përvojë.

Përzgjedhja

Ngel një nga problemet kryesore ku zgjidhja është mjaft e vështirë, por:

  • Duhet punuar fort që mësuesi të ketë dinjitet dhe të funksionojë meritokracia.
  • Të ndërhyhet që në shkollën 9 vjeçare me projekte serioze të nivelit jo konjitiv, veprimtari ekstrakurrikulare, si ta duam matematikën.
  • Duhen gjetur forma që studenti mbasi mbaron nivelin master të dali direkt në punë.
  • Rroga e mësuesit duhet të hyjë tek rrogat e larta.
  • Duhet një studim i mënjëhershëm i tregut të punës edhe në plane afatgjata, do të vijë koha që do të ngelim pa mësues matematike.
  • Stimulimi i degëve ndërdisiplinore matematikë-fizikë, matematikë-informatikë, … etj.  
  • Të integrohet në mësimdhënien e matematikës edhe student të degëve inxhinierike që plotësojnë kreditet e formimin pedagogjjik-didaktik.  

ObserverKult


Lexo edhe:

MËSIMDHËNIA, ARTI QË PO VDES NË KLASAT DIXHITALE