“Mësojeni fëmijën tuaj se është unik. Në këtë mënyrë, ata nuk do të ndihen nën presion të jenë dikush tjetër”

ObserverKult ua sjell disa thënie që lidhen me fëmijët nga autorët e ndryshëm:

“Fëmijët janë ata që do të të bëjnë të duash ta nisësh jetën sërish nga e para”. – Muhammad Ali

“Nëse do që fëmija yt të bëhet inteligjent, lexoji atij përralla. Nëse do të që të bëhet shumë inteligjent, lexoji atij më shumë përralla”. – Albert Einstein

“Si është një shtëpi pa fëmijë? E vdekur”. – Henny Youngman

“Edhe nëse ke të bësh me fëmijë tepër të vegjël, ata sërish kanë të drejtën ta shprehin atë që mendojnë”. – Anne Frank

“Për çdo fëmijë: Unë ëndërroj të jetoni në një botë ku mund të qeshni, të kërceni, të këndoni, të mësoni, të jetoni në paqe dhe të jeni të lumtur”. – Malala Yousafzai

“Shtatë gjërat që duhet të dëgjojë çdo fëmijë nga prindi i vet janë: “Të dua; Jam krenar për ty; Më fal; Po të dëgjoj; Të kam falur; Kjo është përgjegjësia jote; Ti ke çdo gjë për të korrur sukses”. – Sherrie Campbell

“Mësojeni fëmijën tuaj se është unik. Në këtë mënyrë, ata nuk do të ndihen nën presion të jenë dikush tjetër”. – Anonim

“Fëmijët janë si një pasqyrë. Ata reflektojnë mbrapsht ato që ne themi dhe bëjmë”. – Pam Leo

“Nëse do që fëmija yt të jetë një fëmijë i mbarë në të ardhmen, shpenzo me të dyfishin e kohës dhe gjysmën e parave që ke shpenzuar deri më tani”. – Abigail Van Buren

“Një fëmijë mund t’i mësojë një të rrituri tri gjëra: 1. Të jetë i lumtur pa një arsye. 2. Të jetë përherë i zënë me diçka. 3. Të përpiqet me çdo gjë që ka mundësi për të arritur atë që dëshiron”. – Paulo Coelho

ObserverKult


Lexo edhe:

“LËRINI TË QETA NËNAT QË FLASIN ME FËMIJËT QË NUK I KANË MË NË JETË. NUK JANË TË ÇMENDURA!”