KUR SHIHET ME SY TË THJESHTË
KUR SHIHET ME SY TË BUTË
KUR SHIHET ME SY TË ÇARTUR
kur shihet me sy nga çdo vend
dhe çdo njollë e pështymës në shkallë betoni
dhe çdo krimb dhe secili Raphael dhe çdo kokrrizë
rëre nga çdo dimension i mundshëm,
kohë dhe çdo hapësirë
-UNË JAM KREJT I NJËJTË.
Genomët zhyten në puset e zhivës.
Kutërbimi i squfurit që digjet
mbulon tubat, proteinat hungërojnë në fjalimin e kthjellët
DHE
KJO
ËSHTË
VETËM
këtu (në këtë vend)
ku ky gjeth ose degëz në gishtat e mi
reflekton në të kuqen e zbehtë, dritë në formë Y.
KJO ËSHTË SHUMË!
POR REALE!
Të gjitha gjërat janë gjallë, dhe vërtitjet
e fantazive joreale të sendeve të forta.
-apo jo!
NUK ËSHTË MASKARADË!
Ky nuk është kurth dhe as gropë
por Liri
kur shihet me sy të thjeshtë ose me sy të çartur
Përktheu: Fadil Bajraj
Lexo edhe:
ObserverKult