Kate Middleton publikon librin e parë i cili dokumenton jetën e njerëzve gjatë Covid në Britani.
Kate Middleton, dukesha e Kembrixhit, sjellë librin e saj të parë me portrete fotografike të marra gjatë bllokimeve Covid-19.
Middleton filloi projektin me Galerinë Kombëtare të Portreteve vitin e kaluar. Duke ftuar njerëzit të paraqisnin fotot e bëra gjatë bllokimit të parë të koronavirusit në Britani.
Një panel gjykatësish, përfshirë Kate, zgjodhi 100 portrete nga mbi 31,000 të tilla. Të cilat u pasqyruan në ekspozitat dixhitale dhe të komunitetit para se të botohej libri.
Do të jetë në dispozicion nga 7 maji
“Përmes ”Hold Still“, unë doja të përdorja fuqinë e fotografisë për të krijuar një rekord të qëndrueshëm të asaj që po përjetonim të gjithë për të kapur histori individësh. Dhe për të dokumentuar momente të rëndësishme për familjet dhe komunitetet ndërsa jetonim pandeminë”, shkroi Kate në hyrje të librit.
Libri, i quajtur “Hold Still: Një Portret i Kombit Tonë në 2020”, do të jetë në dispozicion nga 7 maji, saktësisht një vit pasi filloi projekti.
Të ardhurat do të ndahen midis Galerisë Kombëtare të Portreteve dhe organizatës bamirësisë britanike të shëndetit mendor Mind./tvklan/